Fermerët mund të shesin produktet e tyre Online në platformën Agromarket KS

Në komunën e Gjakovës është mbajtur sesioni informues për fermerët i cili ka të bëjë me projektin nga JCA Japoneze dhe i zbatuar nga agjensia Sigma në bashkëpunim me dhomën ekonomike  të grave të Kosovës. Menaxherja e Projektit Sigma BMC ka treguar më detajisht rreth këtij projekti.

Pjesëmarrësit në këtë sesion informues u shprehën se kjo platformë është mjaft e qëlluar për gjithë fermerët, bletarët, bujqit që në mënyrë online të bëjnë shitjen e produkteve të tyre.

Përveç komunës së Gjakovës, ky projekt do t’i mbështesë 4 Komuna si, Therandën, Parteshin dhe Shtërpcën por që platforma do të jetë e hapur për gjithë fermerët e vendit tonë u tha në këtë takim.

Read Previous

​Osmani nderon Rugovën: Mbështetja që siguroi janë bazament për shtetin

Read Next

​Procedohet në Qeveri koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë