U lëndua rëndë me kombëtaren, ylli i Barcelonës do mungojë në ndeshjet e para të sezonit

Barcelona nuk po ka aspak fat kur bie puna tek lëndimet. Të premten, Pedri pësoi një lëndim në gju duke luajtur për Spanjën, që do ta mbajë atë jashtë fushave për një muaj, ndërsa fat edhe më i keq tani e ka përcjellur Ronald Araujon.

Araujo pësoi një lëndim të muskujve hamstring duke luajtur për Uruguain në çerekfinale të Copa America ndaj Brazilit.

25-vjeçari u largua na fusha në lot, duke hedhur dyshime për një lëndim serioz. Fatkeqësisht, kjo ishte e vërtetë, pasi Javi Miguel ka raportuar se Araujo do të jetë jashtë fushave për 6-8 javë.

Kjo do të thotë se reprezentuesi uruguaian do ta humbasë startin e sezonit 2024/2025 dhe mund të mbetet jashtë fushave deri në mbylljen e afatit kalimtar veror.

Read Previous

Tërmet 3.5 ballë në Maqedoni të Veriut

Read Next

Ndryshon ora e vizitës së ministrave Sveçla dhe Balla