“Abuzoi me fondet e BE”, gjykata verifikon sot masën e sigurisë për Ilir Beqajn

Sot në orën 12:30 në Gjykatën e Posaçme, Ilir Beqaj njihet me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Fondeve të donatorëve të huaj, akuzohet se ai dhe bashkëpunëtorët kanë përfituar nga fondet e BE në 8 procedura tenderuese me fitues të paracaktuar.

Ilir Beqajn e çoi drejt burgut një procedim penal i nisur 6 shtatorin e vitit të kaluar, regjistruar në ngarkim të Ermal Kurtulajt, koordinatori i një projekti të mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore SASPAC, ku Beqaj ishte drejtor. /A2CNN/

Read Previous

Lajçakut i vazhdohet zyrtarisht mandati si emisar i dialogut deri në janar

Read Next

Shqipëri: Zbulohet parcela me 15 mijë rrënjë kanabis