Behrami: Ky është ekipi më i mirë i Zvicrës në histori

Në Zvicër ka eufori pas kualifikimit në çerekfinale të Kampionatit Evropian. Për këtë ka shkruar edhe Valon Behrami, ish-reprezentuesi i Zvicrës, në kolumnen e rregullt për “20 Minuten”.

“Këto janë momente që i bashkojnë njerëzit, pavarësisht nëse e duan futbollin apo jo. Për këtë do të flasim në dekadat që vijnë. Është më shumë se vetëm kualifikim në çerekfinale”, ka shkruar Behrami.
Sipas tij, Zvicra ka dominuar plotësisht ndaj Italisë.

“I kemi treguar Evropës se kush jemi. Jam krenar me këtë ekip nacional”, ka vazhduar ish-mesfushori luftarak.

Behrami ka luajtur gjatë për Zvicrën, por ekipin aktual e vlerëson më të mirin të helvetikëve.

“Ky ekip nacional është më i madhi që vendi ka pasur ndonjëherë. Është gjeneratë e artë. Të ëndërrojmë lejohet dhe ndeshjet si ajo e së shtunës në Berlin dëshmojnë që me këtë mentalitet dhe me këtë paraqitje, ëndrrat po bëhen realitet. Le të shijojmë këto ditë”, ka shkruar Behrami në kolumnen e tij./Koha.net

Read Previous

Sergio Ramos dëshiron një tjetër aventurë në futboll, ka dy opsione për të vazhduar karrierën

Read Next

Zymer Bytyqi në bisedime me skuadrën e madhe nga La Liga