Tahiri kundër masave të reja antiCOVID: Mos e bankrotoni shtetin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka dalur kundër masave të reja të mundshme antiCOVID.

Sipas Tahirit, Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit.

Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit. Çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, me odat ekonomike dhe akterët tjerë e kthen Kosovën prapa. Shendeti i qytetarëve ruhet duke resepektuar masat me përpikëri të IKSHP-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Të dielën, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë zhvilluar një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës, gjatë të cilit janë diskutuar masat e reja antiCOVID.

Në një njoftim të MAPL-së, Vitia citohet të ketë shtruar nevojën e masave të reja antiCOVID, të cilat ka thënë se do të merren në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante.

“Ai theksoi se duhet mobilizim, koordinim dhe qasje më proaktive në raport me pandeminë për shkak të situatës së krijuar. Ai gjithashtu diskutoi së bashku me kryetarët e komunave nevojën e disa masave të reja të cilat në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante duhet të ndërmerren për të ruajtur shëndetin publik”, citohet të ketë thënë ai./GazetaSinjali

Read Previous

Për 22 vjet në Kosovë u hoqën 92 mijë mjete shpërthyese

Read Next

MPB: 10 shkelje të orës policore, 417 gjoba për mosmbajtje të maskave