Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku ka thënë se nuk kanë pasur asnjë thirrje nga Lëvizja Vetëvendosje, duke shtuar se PDK nuk qëndron në sallë kur të votohet presidentja Osmani.
“Jo nuk kemi pasur asnjë thirrje nga VV-ja, PDK nuk qëndron në sallë për shumë arsye, se nuk është unfikuese zonja Osmani”, ka thënë Lushtaku.
Tutje, ai shtoi se nuk ka informacione se deputeti Haliti do të jetë i pranishëm në seancën e cila pritet të mbahet në ora 17:00.
“Nuk e kam ndonjë informacion, kontaktone vetë zotin Haliti”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/