Pasi parlamenti nuk arriti t’i siguroj 2/3 e votave për shqyrtimin e projektligjit të Zgjedhjeve me procedurë të përshpejtuar, ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.
Pacolli shkruan se “Dje ranë maskat. Ua prishëm matematikat prandaj gjithë kjo histeri”.
Ajo nëpërmjet një shkrimi thotë se mërgata vlerë për Kosovën, kërcënim për hajnat e korruptuar.
“Dje ranë maskat. Ua prishëm matematikat prandaj gjithë kjo histeri. Ne vazhdojmë me procedurë të rregullt të bëjmë ndryshimet e nevojshme për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Mërgata vlerë për Kosovën, kërcënim për hajnat e të korruptuarit. Mërgata, kjo ❤ e Kosovës”, ka shkruar Pacolli.