Belgjikë 0-1 Sllovaki: Dubravka më i miri i ndeshjes

Sllovakia e ka realizuar befasinë e parë në Euro 2024, duke e mposhtur Belgjikën me rezultat 1-0 në kuadër të Grupit E.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Ivan Schranz i cili i dha epërsinë Sllovakisë prej 1-0 në minutën e shtatë.

Belgjika u mundua të rikthehej në lojë madje kishte dy gola të anuluar në pjesën e dytë, por sllovakët rezistuan deri në fund.

Lojtari më i mirë në këtë takim sipas Sofascore ishte portieri Martin Dubravka i cili bëri pesë pritje dhe mori notën 7.8, ndërsa paraqitje të mirë pati edhe Lukas Haraslin (7.6).

Tek Belgjika lojtari më i mirë në fushë ishte Kevin De Bruyne i cili mori notën 7.7, ndërsa paraqitje solide pati edhe Amadou Onana i cili u vlerësua me 7.4

Dështimi i ndeshjes doli të jetë Romelu Lukaku (6.0) të cilit përveç se iu anuluan dy gola, ai humbi disa raste shumë të mira shënimi./Telegrafi

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja skuadrave: https://widgets.sofascore.com/embed/lineups?id=11873978&widgetTheme=light

Read Previous

Osmani takohet me Rutte: Në të mirën e popullit të Kosovës dhe të ardhmes euroatlantike të saj

Read Next

Një infeksion “potencialisht fatal” ka arritur nivelin më të lartë në Japoni