Sot do të fillojë Samiti për Paqe për Ukrainën, që do të mbahet në Burgenstok të Zvicrës. Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe presidentja Vjosa Osmani.
Përmes një njoftimi Presidenca ka theksuar se Osmani do ta riafirmojë përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore, si dhe do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme.
Ky samiti i nivelit të lartë do t’i mbledhë liderët botëror për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën, por edhe rëndësinë e arritjes së paqes.
Gjatë qëndrimit në Zvicër, presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë botëror.
Pjesëmarrës në samit pritet të jenë edhe presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. /RTK/