Formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse në Euro 2024, Gjermani – Skoci:

Ndeshja hapëse e Euro 2024, zhvillohet mes Gjermanisë nikoqire dhe Skocisë, në kuadër të Grupit A.

Gjermania është kualifikuar direkt si vendi që pret Kampionatin Evropian, ndërsa Skocia përmes play-offit arriti një vend në eventin kryesor.

Julian Nagelsmann për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Jamal Musiala, Florian Wirtz dhe Kain Havertz. Pas tyre do të jenë dyshja Toni Kroos dhe Ilkay Gundogan.

Në anën tjetër te Skocia, shumica e lojtarëve kryesor luajnë në elitën e futbollit anglez dhe janë skuadër e rrezikshme.

Skocia starton me emra si Tierney, Robertson dhe McTominay

Gjermania:  Neuer – Kimmich, Rüdiger, Tah, Mittelstädt – Andrich, Kroos – Musiala, Gündogan, Wirtz – Havertz.

Skocia: Gunn; Ralston, Hendry, McKenna, Tierney, Robertson; McTominay, Gilmour, McGregor, McGinn; Adams./Telegrafi/ 

Read Previous

Arrestohen një mashkull dhe dy femra për të shtëna me armë zjarri në Gjakovë

Read Next

Eurostat: Shkalla e punësimit në BE është 75.7 për qind