Kurti: Po të ishte vaksina e Pfizerit apo Modernas nuk do e merrja i pari

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se është vaksinuar i pari me vaksinën AstraZeneca për faktin se kësaj vaksine i është dëmtuar reputacioni në botë, ndërsa ka thënë se po të ishte Pfizer apo Moderna, nuk do e merrte.

Sa i përket vaksinës, po të ishte Pfizer ose Moderna nuk do shkoja, vetëm se ka qenë AstraZeneca që ka një reputacion të dëmtuar, kam shkuar ta marrë i pari vaksinën. Asnjë arsye për t’u privilegjuar, një brend tjetër i vaksinës mua nuk do më bënte marrës të parë të vaksinës”, ka deklaruar Kurti në Kuvendin e Kosovës. /GazetaSinjali

Read Previous

Reagon Glauk Konjufca tregon se pse u vaksinua Kurti dhe pse nuk e mori vetë vaksinën

Read Next

Vetëvendosje mbledh nënshkrimet për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit