Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke përshëndetur të pranishmit dhe duke iu drejtuar pjesëtarëve të FSK-së dhe të PK-së në parakalimin e tyre për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit tha se në këtë ditë të çlirimit tha se parakalimi i juaj na mbushë me krenari dhe na jep ndjenja sigurie.
“Sot ritmi i hapave tuaj i zhurmës së çizmeve që i keni mbathur na kthen në ritmë të zemrave tona neve që ju shohim me kaq admirim dhe nderim. Armët që ju i mbani shtrënguar në duar, këto armë të llojllojshme e kaq moderne shumë prej të cilave do të na tregoni sot për herë të parë janë zgjatime të vet duarve tuaj të fuqishme në gatishmëri të përhershme të secilit prej jush për ta mbrojtur rendin dhe ligjin, kushtetutshmërinë dhe sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës dhe dinjitetin e qytetarëve të saj”, tha kryeministri Kurti.
Ai, më tej u krenua me rritjen e shpejtë të FSK-së, si rezultat i investimeve dhe punës së përbashkët shumëvjeçare e veçanërisht gjatë tri viteve të fundit.
Në këtë vazhdë ai përmendi rritjen e buxhetit për ushtrinë, në rekrutimin e 1852 ushtarëve të rinj , të cilëve në këtë vit do t’ju bashkohen edhe 600 rekrutë të rinj, investime të trefishuar në armatime, etj. /RTK/