Katër persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të fusin 35 mijë e 755 euro në Shqipëri përmes portit të Durrësit.
Në kuadër të operacionit ‘Next’ u arrestuan dy shoferët e autobusit ku u gjetën lekët, D.M. dhe A.I.
Në pranga dhe T.B. dhe F.F. të cilët morën paratë që mos t’i deklaronin në kufi.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, shërbimet e Policisë gjetën 35 755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:
M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, A. I., 48 vjeç, banues në Fier, T. B., 54 vjeç, banues në Tiranë dhe F. F., 25 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. /Albanianpost.com