Gjimnazit “Hajdar Dushi” i shtohet një mural i veçantë

Gjimnazit “Hajdar Dushi” i është shtuar edhe një vepër artistike. Nxënësja, Berna Ajdini ka realizuar një mural me motive të veçanta në hapësirat e hollit të shkollës. Ajo thotë se këtë mural e ka realizuar me ndihmën e stafit menaxhues teksa tregon për atë çka përçon ky realizim.

Drejtori i Gjimnazit,  Bedri Cahani tha se hapësira nuk do të mungojë asnjëherë për ata që kanë talent.

Për profesorët këtu është kënaqësi të bashkëpunojnë me nxënësit për projekte që janë në të mirë të shkollës.

Kjo vepër me motive të veçanta nuk do të jetë e vetmja që do të zbukurojë Gjimnazin pasi që profesorë e nxënës të këtushëm kanë plane për realizimin e sa më shumë veprave artistike.

Read Previous

Promovohet “Muzikë Dhome” nga Ansambli Muzikor i Gjakovës

Read Next

3 arsyet pse duhet të hani më shumë spinaq