Nisma daneze: Bashkimi Evropian duhet të vendosë një kufi moshe prej 15 vjetësh për rrjetet sociale

Kryeministrja daneze Mette Fredriksen dëshiron që BE të vendosë një kufi moshe prej 15 vjeç për përdorimin e mediave sociale, në një përpjekje për të mbrojtur përdoruesit e rinj të smartfonëve nga përmbajtja e dëmshme dhe varësia ndaj ekranit.

 Sot mund të krijoni një profil në shumicën e rrjeteve sociale nëse jeni 13 vjeç. Por kur je 13 vjeç, je ende fëmijë. Kemi parë që rreziku i rrjeteve sociale për fëmijët është shumë i madh – shkruan Fredriksen në një artikull për gazetën daneze “Politikken”, të cilin e ka shkruar së bashku me deputeten Kristel Schaldemose.

Të dy mendojnë se kufiri i moshës duhet të shoqërohet me mjete efektive të verifikimit të moshës pasi gjigantët e teknologjisë nuk marrin asnjë përgjegjësi për të.

Ata parashtruan propozime për të forcuar ligjin, duke përfshirë ndalimin e modeleve dhe reklamave që shkaktojnë varësi dhe raportimin e detyrueshëm të asaj se sa kohë shpenzojnë në platformat online./AlsatM

Read Previous

Për herë të parë, më pak se katër milionë foshnja lindën në BE në një vit

Read Next

Shpaloset agjenda për shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës