Një person ndërron jetë nga turbulencat e forta në fluturimin e Singapore Airlines

Një person ka ndërruar jetë në bordin e një aeroplani të Singapore Airlines që hasi turbulenca të forta në një fluturim nga Londra në Singapor.

Aeroplani u devijua për në Bangkok, sipas një postimi në faqen e Singapore Airlines në Facebook.

Sakaq një numër njerëzish janë plagosur, ka bërë me dije linja ajrore, megjithëse kompania nuk ka specifikuar se sa.

Mësohet ndërkohë se në bord ishin 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit.

Fluturimi u ul në Bangkok në orën 15:45.

“Ne po punojmë me autoritetet lokale në Tajlandë për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore dhe për të dërguar një ekip në Bangkok për të ofruar çdo ndihmë shtesë të nevojshme”, ka thënë kompania në postimin e saj./Albanianpost.com

Read Previous

Konfiskohen rreth 4 mijë preparate të falsifikuara për larje dhe pastrim

Read Next

Një 60 vjeçare akuzohet se ka falsifikuar botime të Kadaresë