Tyson Fury ndonëse u mposht nga Oleksandr Usyku ka thënë se nuk e ka merituar humbjen në kategorinë e rëndë të boksit profesionist në meçin që u zhvillua në ‘Kingdom Arena’ të Arabisë Saudite.
Pas humbjes, ai ka thënë se “ishte më i mirë” se boksieri ukrainas, derisa ka pretenduar se fitorja iu dha Usyku-t për shkak të vendit prej nga vjen.
“Isha më i mirë në shumicën e raundeve. Por Ukraina është në luftë dhe për këtë e kanë favorizuar Usykun”, tha Fury.
Në anën tjetër, Usyku ka falënderuar ekipin e tij dhe ka theksuar se “është mundësi e madhe për mua, për familjen time dhe për vendin tim”.
#Usyk Pouvait terminé le combat ici même, putain comment #Fury a fait pour se sortir de ça 😨 pic.twitter.com/ii345uXhpK— Sherminator (@Un_Moujahid) May 18, 2024
“Është kohë e shkëlqyer, ditë e madhe. Pa Tyson Furyn nuk do të ishte e mundur. Mendoj se babai im po më shikon dhe është shumë i lumtur. Baba, të dua. Unë mundem, ju më thatë se unë mundem”, potencoi ai.
“Nuk dua të tregoj mungesë respekti për gjyqtarin, por mendoj se ai e ndali nokautin në raundin e nëntë. Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme, diçka e pabesueshme”, përfundoi ukrainasi.
Pas kësaj fitore, Usyk mbetet i pamposhtur, ndërkaq ndaj britanikut fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve (115:112, 113:114, 114:113).
Ndërsa Fury ka pësuar humbjen e parë në boksin profesionist. Megjithatë, dy boksierët u shprehën të gatshëm për rimeç, derisa tetori përmendet si opsion. /Albanianpost.com