Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka falënderuar të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për përkushtimin e palodhshëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Escobarit i ka përfunduar mandati si i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Departamenti i Shtetit ka bërë të ditur se ai do të marrë detyrë të re.
“Ndërsa miku dhe kolegu im Gabriel Escobar përfundon detyrën si Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i uroj atij sukses në detyrën e radhës. Kam qenë i nderuar të punoj me të për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhe në dialogun e BE-së. E falënderoj për përkushtimin e tij të palodhshëm për avancimin e vizionit tonë për një Kosovë të sigurt, të begatë dhe demokratike dhe rajon të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”./rtklive
As my friend and colleague Gabriel Escobar wraps up his assignment as the Secretary of State’s Special Rep for the Western Balkans, I wish him well in his next assignment. I've been honored to work with him to advance U.S. goals in Kosovo and the EU Dialogue. I extend my thanks… pic.twitter.com/eKjk1y5nfh— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 16, 2024