Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është takuar sot me përfaqësuesit e shteteve nordike të cilët merren me rajonin e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar rreth integrimin në BE të rajonit dhe për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, shkruan Gazeta Express.
Lajcak ka falendëruar ministrinë e Jashtme të Finlandës për organizimin e takimit dhe për përkrahjen e vendeve nordike për punën e tij si emisar.
“U takova me përfaqësues të të gjitha vendeve nordike që merren me Ballkanin Perëndimor sot në Helsinki për të diskutuar integrimin evropian e rajonit dhe Dialogun e lehtësuar nga BE. Faleminderit Minsitrisë së jashtme të Finlandës për thirrjen e takimit dhe familjes nordike për mbështetjen e tyre për punën time”, ka shkruar Lajcak./Express
Met with representatives of all nordic countries dealing with Western Balkans today in Helsinki to discuss the 🇪🇺 integration of the region and the EU-facilitated Dialogue. Thanks to @Ulkoministerio for convening the meeting and to the nordic family for their support to my work. pic.twitter.com/Y1S33AMMgi— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 14, 2024