Media të shumta raportojnë se Bayern Munich-u është në fazat përfundimtare të punësimit të Ralf Rangnick si trajnerin e tyre të ri për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in në verë.
Gazeta gjermane “Bild”, raportoi se Rangnick i ka thënë Bayern-it se dëshiron të marrë drejtimin në verë dhe të zëvendësojë Tuchel-in.
Bisedimet mes Bayern dhe Rangnick do të intensifikohen tani pasi ata kërkojnë të sqarojnë detajet përpara se të bëjnë njoftimin.
Ka të ngjarë që Rangnick të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2027. Bayern gjithashtu duhet të arrijë një marrëveshje me Federatën e Austrisë për një tarifë transferimi për 65-vjeçarin.
Duke folur për gazetarët pas barazimit 2-2 të Bayern-it me Real Madrid-in, presidenti bavarez, Herbert Hainer konfirmoi: “Jemi në bisedime me Ralf, por duhet të presim edhe disa ditë. Ai është një ekspert i shkëlqyer në skenën e futbollit”.
“Nëse ndodh, ai është një zgjedhje shumë e mirë”, shtoi ai.
Ndërsa drejtori sportive, Christoph Freund nuk përjashtoi një njoftim para ndeshjes së kthimit: “Nuk do ta përjashtoja këtë”.
Rangnick më pas ka të ngjarë të marrë drejtimin pas Euro 2024 ku do të udhëheqë Austrinë në një grup me Francën, Holandën dhe Poloninë.
Bayern iu drejtua ish-menaxherit të RB Leipzig, Schalke dhe Hoffenheim pasi Xabi Alonso dhe Julian Nagelsmann të dy i refuzuan për të qëndruar në punët e tyre aktuale. /Albanianpost.com