Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja, ka folur rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Muja tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e anëtarësimit.
Ai pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit theksoi se beson se vendi do të jetë anëtare e KiE-së.
“Unë besoj që Kosova i ka plotësuar kushtet edhe me datën 16 Kosova do te jetë anëtre e re e KiE”, tha Muja.
Deputeti i VV-së tha se nuk do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit, në këmbim të anëtarësimit.
“Përgjigja është jo”, tha ai pas pyetjes së gazetarëve.
Armend Muja theksoi se Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes po punon për sigurimin e votave për Projektkodin civil.
“Ky projekt kod ka ardhur nga ministria e Drejtësisë, aktualisht nuk e di por shumica parlamentare është duke punuar që të sigurojë koncensusin brenda grupit parlamentar. Ka kohë që është duku u punuar në sigurimin e votave dhe e dyta është që të votohet është e vërtetë që ka diversitet të mendimeve. Shumica parlamentare është në përjekur që të sigurojë vota për çdo ligj”, tha ai./Klankosova.tv