GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Bazuar në modelet historike, Bitcoin mund të shkojë deri në 300 mijë dollarë në tregun aktual.
Kështu është shprehur bashkëthemeluesi dhe ish-shefi ekzekutiv i BTCC, Bobby Lee duke paralajmëruar se flluska do të shpërthejë pasi të arrijë kulmin dhe kriptovaluta mund të pësoj rënie për vite me radhë.
“Ciklet e tregut të Bitcoin vijnë çdo katër vjet dhe kjo është shumë e madhe. Unë mendoj se mund të shkojë me të vërtetë në mbi 100 mijë dollarë këtë verë”, tha Lee, i cili aktualisht është shefi ekzekutiv i Ballet.
“Dy prej këtyre ‘cikleve të tregut’ kanë ndodhur gjatë tetë viteve të fundit”, tha ai për CNBC, duke theksuar se, “e fundit ishte në 2017, kur çmimi i bitcoin u rrit në gati 20 mijë dollarë”.
Me fillimin e vitit, Bitcoin kishte vlerë rreth 30 mijë dollarë.
Lee ka sqaruar se nuk ishte i sigurt nëse historia do të përsëritet.
Sipas CoinMarketCap, akktualisht Bitcoin po tregtohet me mbi 57 mijë dollarë. /Telegrafi/