KQZ: Sot në orën 18:00 përfundon afati për akreditim të vëzhguesve, nuk do të ketë shtyrje

Sot në orën 18:00 mbyllet afati për akreditimin e vëzhguesve për procesin e votimit të 21 prillit në katër komunat veriore të Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, tha për Gazetën Express se nuk do të ketë shtyrje të afatit pasi konsiderojnë që 15 ditë kanë qenë të mjaftueshme.

“Sot, më 15 prill, deri në orën 18:00, është afati i fundit për aplikim për akreditim të vëzhguesve për procesin e votimit më 21 prill. Nuk do të ketë shtyrje të këtij afati pasi konsiderojmë se afati 15 ditor ka qenë i mjaftueshëm për aplikim. Vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ mund tavëzhgojnë këtë proces votimi”, tha Elezi./Klankosova.tv

Read Previous

Thyhet rekordi 40 vjeçar në atletikë

Read Next

Çfarë thonë statistikat për përballjen Manchester City-Real Madrid?