Analistët po spekulojnë se ky sulm i paprecedentë – nga shteti i Iranit në territorin izraelit – do të çojë në veprime hakmarrëse nga Izraeli.
Megjithatë, sipas CNN, duke cituar një zyrtar të administratës, presidenti, Joe Biden i ka thënë tashmë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se Amerika nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion sulmues kundër Iranit, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, një zyrtar izraelit i ka thënë New York Times se çdo përgjigje nga Izraeli do të “koordinohet me aleatët e tij”.
Ndërkaq, Biden ka thënë se ShBA-të e ndihmuan Izraelin të rrëzonte “pothuajse të gjithë” breshërinë e 300 dronëve dhe raketave që u lëshuan nga Irani./klankosova.tv