SHBA-ja dhe Britania ndihmuan Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët iranianë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe i kanë dal në ndihmë shtetit izraelit pas sulmeve me raketa dhe dronë nga Irani.

Aeroplanët amerikanë dhe britanikë kanë nisur të rrëzojnë dronët iranianë, shkruan skynews.

Televizioni më i vlerësuar izraelit, Channel 12 raportoi se aeroplanët luftarakë amerikanë dhe britanikë kanë rrëzuar disa dronë iranianë mbi zonën kufitare Irak-Siri.

Ushtria amerikane ka rrëzuar një dron iranian që po shkonte për në Izrael, thanë tre zyrtarë amerikanë.

Zyrtarët e paidentifikuar nuk zbuluan se sa dronë u rrëzuan apo vendndodhjet.

Theksojmë se Britania e Madhe kanë angazhuar aeroplanët e Forcave Ajrore Mbretërore, mëson mediumi britanik.

Ndryshe, Irani, grupi libanez i Hezbollahut si dhe Houthit e Jemnit, kanë lansuar raketa dhe dronë në drejtim të Izraelit. /Telegrafi/

Read Previous

Kryeministri i Izraelit bën deklaratën e tij të parë publike pas sulmit të Iranit

Read Next

Sot Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së Kosovës