Kolonel Hoxha viziton BIK-un për nder të Fitër Bajramit

Për nder të Festës së Fitër Bajramit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Me anë të një njoftimi bëhet e ditur se Hoxha uroi myftiun për festën e Fitër Bajramit, duke i dëshiruar atij dhe gjithë besimtarëve myslimanë që këtë festë ta festojnë me shëndet, begati e në harmoni familjare e shoqërore.

Ndërkaq, Tërnava falënderoi Hoxhën për vizitën dhe njëherësh i uroi atij dhe Policisë së Kosovës këtë festë të rëndësishme për besimtarët myslimanë, duke u lutur që paqja, harmonia, begatia e çdo e mirë tjetër të na përcjellë në këtë jetë. /Klankosova.tv/

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend HOXHA, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës 10.04.2024 Foto: Policia e Kosovës/Facebook

Read Previous

OKB diskuton projektrezolutën për gjenocidin në Srebrenicë më 17 prill

Read Next

Biden po shqyrton ligjërisht mbylljen e kufirit me Meksikën