Austria në prill pritet të dërgojë rreth 190 ushtarë në Kosovë në kuadër të Misionit të NATO-s, KFOR-it.
Kështu të paktën ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Austrisë përmes një komunikate për media.
Për dërgimin e ushtarakëve austriak në Kosovë, është deklaruar edhe ministrja e Mbrotjes, Klaudia Tanner.
Sipas saj Austria është e përkushtuar të marrë pjesë në mënyrë aktive në tejkalimin e krizave dhe sigurimin e paqes përmes operacioneve ndërkombëtare.
“Pjesëmarrja në operacionet e paqes ndërkombëtare është prioritet i lartë për Ushtrinë e Austrisë. Ushtarët austriakë gjithmonë e kanë dëshmuar veten si partnerë të besueshëm në Kosovë dhe jam i kënaqur që ky kurs po vazhdon”, ka potencuar ajo.
Austria ka dërguar ushtarakë në Kosovë në kuadër të KFOR-it që nga 2 korriku i vitit 1999, /Albanianpost.com