Haxhiu: 31 mjete transportuese të konfiskuara në Banjskë i jepen Policisë për shfrytëzim

31 mjetet transportuese që autoritetet e Kosovës i kanë konfiskuar vitin e kaluar në Banjskë të Zveçanit, i janë dhënë për shfrytëzim Policisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, në Banjskë në veri të Kosovës, një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Më pas, në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë./21Media

Read Previous

Ka dy oferta në La Liga, por Mallorca provon të mbajë Muriqin

Read Next

Takimi Hovenier-Osmani, temë anëtarësimi në KiE