Hendbollistet e Kosovës përballen sot me Poloninë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave sonte do të përballet me Poloninë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim nga ora 17:45.

Dardanet, të mërkurën në mbrëmje, kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para kësaj ndeshje, nën drejtimin e përzgjedhësit Agron Shabani, derisa atmosfera është shumë e mirë.

Sipas Federatës së Hendbollit të Kosovës, përzgjedhësi Agron Shabani, kapitenia Leonora Demaj dhe hendbollistet e tjera kanë premtuar maksimumin në ndeshje, ndërsa shpresojnë në përkrahje nga tribunat për të rritur shpresat për sukses, ndonëse polaket vlerësohen favorite. /RTK/

Read Previous

Mbi 1 mijë të lënduar nga tërmeti në Tajvan

Read Next

Sa gjoba u shqiptuan nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit?