Si sot, 15 vitë më parë u firmos traktati që Shqipëria të anëtarësohej në NATO. Më 4 Prill 2009, fiks në 60 vjetorin e themelimit të Aleancës Euroatlantike, vendi ynë u bë pjesë e saj me të drejta të plota.
Këtë të Enjte, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj NATO-s, e cila ‘mbush’ plot 75 vite.
“Duke shënuar 75 vjetorin e NATO-s, ne jemi të bashkuar në mirënjohje me aleatët tanë. Uniteti dhe vendosmëria kanë formësuar botën tonë të sigurt. Pa NATO-n, siguria globale është e paimagjinueshme”, shkruan Kreu i Shtetit përmes një postimi në “X”.
Marking 75 years of NATO, we're united in gratitude with our allies.
Unity and determination have shaped our secure world.
Without NATO, global security is unthinkable. #WeAreNATO #StrongerTogether pic.twitter.com/b0qRGiaQta— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) April 4, 2024
Kujtojmë se Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në vitin 2008 në Samitin e Bukureshtit, ndërsa u ul si vend anëtar me të drejta të plota në takimin e përfaqësuesve të lartë të NATO-s në samitin e Strasburg-Këln. Më 7 prill 2009, u ngrit flamuri i Shqipërisë në selinë e NATO-s./tvklan.al