Të martën dhe të mërkurën, përkatësisht më 26 dhe 27 mars 2024, në Kuvend mbahet Takimi i 11-të i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.
Agjenda
E martë, 26 mars 2024
15.00 -18.30 Sesioni i parë i Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë
- Miratimi i draft agjendës
- Miratimi i procesverbalit të takimit të 10-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë të mbajtur në Strasburg më 15 dhe 16 mars 2023
- Hapja nga Mimoza Kusari-Lila dhe Lukas Mandl, bashkëkryesues të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi gjendjen e marrëdhënieve BE-Kosovë, me:
- Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit,
- Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministër i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, në emër të Qeverisë së Kosovës
- Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës,
- AnnaCarin Platon, Shefe e Sektorit Politik, Ekonomik për Integrim Evropian, në emër të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë dhe në emër të Komisionit Evropian.
- Progresi dhe sfidat në fushën e reformave të lidhura me integrimin në BE
- Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja
- Bashkëpunimi rajonal dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare
E mërkurë, 27 mars 2024
09.00 -12.30 Sesioni i dytë i punës i Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë
- Miratimi i rekomandimeve
- Ekonomia dhe mirëqenia sociale
- Energjia
- Sundimi i ligjit dhe siguria
- Të drejtat themelore; pozita e komuniteteve jo-shumicë dhe grave
- Çështje të tjera
- Data dhe vendi i takimit të radhës të KPSA-së /Klankosova.tv