Në kuadër të javës së 27-të të Prince Caffe Superligës në basketboll, sot do të zhvillohen dy ndeshje.
Proton Cable Prizreni do të jetë nikoqire e Golden Eagle Yllit.
Skuadra nga Prizreni, do të luajnë në “playout”, kurse therandasit synojnë gjysmëfinalen e “Play-off”-it.
Basketbollistët prizrenas numërojnë shtatë fitore e 19 humbje, ndërsa ata therandas 17 fitore e nëntë humbje.
Ndeshja nis nga ora 20:00.
Loja tjetër e ditës luhet mes Vëllaznimit dhe Istogut.
Kuqezinjtë kanë 11 fitore e 15 humbje, ndërsa istogasit një fitore e 25 humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./Klankosova.tv