Tërmet në Kosovë, epiqendra 8 kilometra në veri të Pejës

Një tërmet me magnitudë 2.5 shkallë të Rihterit është shënuar sot në Kosovë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare tërmeti është regjistruar 8 kilometra në veri të Pejës.

Qendra Sizmologjike njofton se thellësia e tërmetit ishte 2 kilometra, ndërsa tërmeti është regjistruar në ora 13:12.

Qytetarët në këtë qendër kanë shkruar se tërmeti është ndier, ndonëse ka zgjatur vetëm disa sekonda.

/Telegrafi/

Read Previous

Rohde për Manastirin e Deçanit: Moment historik, hap i rëndësishëm i Kosovës në sundimin e ligjit

Read Next

Osmani: Bashkëpunimi me ShBA-në duhet të jetë bosht i veprimeve që merr Kosova