Policia sekuestron mbi një kilogram marihuanë në një shtëpi, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Gjilan nga Policia e Kosovës, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur dhe sekuestruar mbi një kilogram maurihanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse i është gjetur dhe sekuestruar 1 kg. e 154.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  /KosovaPress/

Read Previous

Befasia në Kupën e Gjermanisë: Katër skuadra në gjysmëfinale, por vetëm një është nga Bundesliga

Read Next

Lufta në Ukrainë/ Tusk, Scholz dhe Macron mblidhen të premten në Berlin