“Tërmet” te Lazio, Sarri jep dorëheqjen nga roli i trajnerit

Pas humbjes së mbrëmshme kundër Udineses, Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqje si trajner i Lazios. Lajmin e ka konfirmuar gazetari i “Sky Sport Italia”, Matteo Petrucci.

Pas dorëheqjes së Sarrit, mbetet të shihet nëse Lotito dhe Lazio do ta pranojnë këtë ofertë.

Në rastin e një zyrtarizimi nga klubi, opsioni i parë për trajnerin e përkohshëm do të jetë Tommaso Rocchi.  /KosovaPress/

Read Previous

Osmani takon ambasadorët e QUINT-it

Read Next

Farmacisti Bejtullahu: Ka laramani të çmimeve për produkte të njëjta