“Të Vegjlit e Gjakovës” me Arsa Saraqini, nga nesër në TV Syri Vision
Luka Donçiqi ishte i pandalshëm në fitoren e Dallas Mavericks ndaj Chicago Bulls, në kuadër të ligës më të fortë në botë, NBA.
Mavericks triumfuan ndaj Bulls me rezultat 127-92, në ndeshjen që u zhvillua në orët e para të së martës, me kohën tonë lokale.
Donçiqi arriti triple-double, duke realizuar 27 pikë, 12 kërcime dhe 14 asistime. Ai u ndihmua nga amerikani Dereck Lively, me 22 pikë, shtatë kërcime dhe tre asistime.
Përndryshe, kjo është përballja e shtatë radhazi që basketbollisti slloven arrin triple-double.
Mavericks pas fitores renditet në vendin e tetë me 37 fitore dhe dhe 28 humbje në Konferencën Perëndimore.
/klankosova/