​Kartëmonedha e parë në SHBA para 162 vjetësh

Qeveria e Shteteve të Bashkuara më 10 mars 1862, nxori në qarkullim kartëmonedhën për herë të parë.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara më 10 mars 1862, nxori në qarkullim kartëmonedhën për herë të parë.

Deri atëherë, njësia monetare amerikane ishte tradicionalisht vetëm në formën e monedhave prej ari dhe argjendi, vlera e të cilave varej nga pesha e tyre.

Kongresi votoi të vinte në qarkullim kartëmonedhën për të mbuluar koston e madhe të luftës civile. Kartëmonedhat që u nxorën në qarkullim në atë kohë ishin 5, 10 dhe 20 dollarë.

Qeveria deklaroi se paratë prej letre mund të përdoreshin për të shlyer të gjitha borxhet, shtetërore dhe private.

Emri zyrtar i parasë prej letre ishte kartëmonedhë e ligjshme, mirëpo amerikanët i quanin kartëmonedhat letra të gjelbra, pasi ato ishin shtypur me ngjyrë të gjelbër./KosovaPress/

Read Previous

Papa thotë se Ukraina duhet të ketë guximin e “flamurit të bardhë” të negociatave me Rusinë

Read Next

Zbulohet “buka më e vjetër në botë” në Turqi