Sot mësohen dy gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje të vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Nga katër ndeshje që kanë mbetur në fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës, sot zhvillohen dy nga to dhe janë secila më interesante së tjetra.

Në ndeshjen e parë, Dukagjini e pret Dritën në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Takimi tjetër ka vendosur përball dy kundërshtar të njohur, pasi Prishtina është nikoqire e Trepçës ’89 në ndeshjen që do të zhvillohet në “Sami Kelmendi” të Lipjanit.

Të dy këto ndeshje pritet të fillojnë nga ora 13:00 dhe fituesi i tyre kalon automatikisht në gjysmëfinale.

Gjatë ditës së nesërme zhvillohen edhe dy çerekfinalet tjera: Malisheva-Ballkani dhe Vjosa-Suhareka. /Telegrafi/

Read Previous

Ligji për lojërat e fatit sot sërish para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Read Next

Taravari kritikon Bujar Osmanin: Nuk ka punuar në forcimin e lidhjeve me Kosovën