Zëdhënësi i Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës, Lamir Thaçi, ka folur për procedurat dhe masat që i marrinë nëse një produkt nuk është në bazë të standardeve që duhet të jetë për të qëndruar në treg.
Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka thënë se nëse një produkt si përmbushë standardet atëherë largohet nga tregu
“Duke qenë se jemi autoriteti më i lartë që e kemi për kontroll të sigurisë ushqimore, janë njëjtë të kontrolluara si në vendet e rajonit dhe ato të BE,s edhe bazën ligjore e kemi të harmonizuar me atë të BE-së”.
“Këtu përfshihen edhe limitet mbi gjithë ndotësit apo kontaminuesit në ushqim të cilët janë të njëjta me ato të BE-së kurdo që haset një produkt i dyshimtë, veprimi i parë është që produkti largohet nga tregu dhe më pas kryhet gjermueshmëria e plotë dhe vendohet për produktin”, ka thënë Thaçi. /Klankosova.tv