Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ditën e djeshme ishte në Turqi me rastin e forumit të diplomacisë në Antali, është takuar me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Osmani u shpreh se gjatë takimit të tyre ata diskutuan për zhvillimet e fundit dhe për procesin e dialogut.
“Gjatë ADF2024, u takova me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Miroslav Lajcak. Diskutuam zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut”, ka shkruar Osmani në X.
/klankosova/