Kryeshefi i “KRU Gjakova” arrestohet në Bullgari, dyshohet për trafikim me njerëz

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi, është arrestuar në Bullgari, në bazë të një urdhër-arresti të INTERPOL-it.

Krasniqi është vënë në kërkim nga Policia e Italisë nën dyshimet për trafikim me njerëz.

Autoritetet bullgare i kanë njoftuar zyrtarisht autoritetet kosovare për arrestimin e Krasniqit.

Bazuar në të dhënat publike në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), Hasan Krasniqi figuron bashkë-pronar i kompanisë “Shpatturs”, Ai posedon 50 për qind të aksioneve në këtë kompani ndërsa gjysmën tjetër të aksioneve i posedon një familjar i tij.

Prokuroria italiane dyshon se Krasniqi është përfshirë në trafikim të njerëzve me dokumente të falsifikuara.

Krasniqi është zgjedhur kryeshef në KRU “Gjakova” nga bordi i përkohshëm në KRU “Gjakova” i emëruar me 14 korrik të vitit të kaluar.

/paparaci/

Read Previous

KDI-ja lanson platformën e gjelbër digjitale

Read Next

Konjufca: BE-ja s’ka kompetencë t’i propozojë Kosovës draft për Asociacionin