Fshati Olimpik “Paris 2024” është gati

Pesë muaj para fillimit të Lojërave Olimpike të 33-ta të epokës moderne dhe pas shtatë vitesh ndërtimi, Presidenti francez Emmanuel Macron përuroi fshatin Olimpik në Saint-Denis.

Pas shtatë vitesh ndërtimi, organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit kanë marrë në pronësi fshatin Olimpik. Ky vend gjigant do të jetë epiqendra e Lojërave për sa i përket akomodimit për pjesëmarrësit dhe do të jetë në gjendje të strehojë pothuajse 14,500 atletë dhe stafin e tyre.

Në një ceremoni inaugurimi në veri të Parisit, kreu i komitetit organizativ, Tony Estanguet, mori një çelës simbolik të kompleksit në prani të personave VIP, përfshirë presidentin Macron.

“Kjo është dëshmi se ne kemi përmbushur angazhimet tona”, u tha Presidenti Macron gazetarëve të pranishëm, duke u thënë punëtorëve se ata duhet të jenë “krenar” që kanë dorëzuar fshatin “në kohë dhe me buxhet”.

Organizatorët kanë ende katër muaj për të përfunduar përgatitjet e tyre, me më shumë se 300,000 mobilje dhe dekorime për t’u instaluar përpara se atletët e parë të mbërrijnë më 18 korrik.

Fshati përbëhet nga rreth 82 ndërtesa, 3,000 apartamente dhe 7,200 dhoma në një zonë prej 52 hektarësh midis Saint-Denis, ishullit Saint-Denis dhe Saint-Ouen, në veri të Parisit.

Vendi përbëhet nga rreth 40 blloqe ndërtimi të ndryshme të ulëta dhe do të përfshijë një restorant 24-orësh me gati 3200 vende, që do të shërbejë 6 tema të ndryshme kulinarie (italiane, aziatike, franceze, etj.), një bar pa alkool, një zonë pushimi dhe ambiente trajnimi.

Fshati do të ketë gjithashtu një dyqan ushqimesh, një stacion policie, një sallon bukurie, një qendër fitnesi, një zyrë postare dhe një qendër kulti. Transporti do të sigurohet me biçikleta ose anije elektrike që do të funksionojnë 24 orë në ditë, në përputhje me synimin e IOC-së që Lojërat të jenë miqësore me mjedisin.

Një poliklinikë 3,000 m2, që zëvendëson Shkollën e Osteopatisë Dahnier, do të jetë gjithashtu e disponueshme 24 orë në ditë për atletët që të marrin trajtim mjekësor, skanime ose MRI.

Qeveria franceze ka kontribuar me 646 milionë euro në fonde publike, ku pjesa tjetër vjen nga kompanitë më të mëdha franceze të pasurive të paluajtshme, të cilat kanë zhvilluar zona të ndryshme të zonës prej 52 hektarësh.

Pas Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, një e treta e 2800 apartamenteve do t’u shiten pronarëve privatë, një e treta do të përdoret për banesa sociale dhe pjesa tjetër do të jepet me qira, përfshirë studentët.

Çdo ndërtesë është e ndryshme, me variacione të dallueshme në dizajn dhe ngjyrë të fasadës, diçka tipike evropiane.

“Ne donim diversitet arkitekturor, i cili është një karakteristikë e qyteteve evropiane”, i tha Macron-i Nicolas Ferrand, kreut të grupit të infrastrukturës së “Solideo Group”.

Seine-Saint-Denis është zona më e varfër dhe më e prekur nga krimi në Francën kontinentale dhe është fokusi i investimeve publike për Lojërat, me mundësinë për të ndryshuar dhe përmirësuar si rezultat i investimeve olimpike, siç ndodhi me Olimpiadën e Barcelonës në 1992 me lagje të ndryshme./Albanianpost.com/

Read Previous

Real Madridi një ëndërr për Haaland

Read Next

Mediat paditin OpenAl dhe Microsoft