Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me Komisionarin për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se Plani i Ri i Rritjes i Bashkimit Evropian do ta përshpejtojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Rama, mes tjerash në fjalën e tij, insistoi se integrimi evropian shkon përmes integrimit rajonal, dhe sipas tij, Plani i Rritjes e vulos një gjë të tillë.
“Plani i ri i Rritjes është një platformë kyçe për të shpejtuar hyrjen tonë në Bashkimin Evropian është një instrument që do ta bëjë këtë proces të prekshëm për njerëzit. Na jep mundësinë dhe kushtet dhe procese që janë krejt të njëjta me shtete anëtare, këto gjëra kanë ndodhur kur një shtet është bërë anëtar, tash po ndodhim para se të bëhemi”, u shpreh Rama.
“Më shumë financim për projekte dhe për buxhetet tona, kështu që jam i kënaqur që arritëm në këtë pikë nuk ka qenë e lehtë, por është duke u shpërblyer.
“Kur flisnim se sa e rëndësishme të ecim shpejt përmes rrugëtimit rajonal për të arritur më pranë njëri-tjetrit në marrëveshjet ndërkufitare për lëvizjen e kapitalit, për lëvizjen e mallrave, të kishim bërë më shumë parë do të ishim më afër”.
“Integrimi evroipian shkon përmes integrimit rajonal, nuk ka diskutim, plani i rritjes e vulos një gjë të tillë. Kjo është rruga me planin e ri të rritjes dhe sot patëm një deklaratë të përbashkët, të gjitha vendet kanë rënë dakord se kjo është diçka që duhet ta bëmë, nuk ka rëndësi se çfarë probleme politike kemi me njëri tjetrin, ne duhet ta bëjmë këtë, Bashkimi Evropian është i gatshëm të na mbështesë”, theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
/Klankosova.tv/