Zelensky: Dështimi i Putinit është siguria jonë, nuk na duhet një Evropë me dinjitete të ndryshme

Për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, një Evropë me dinjitete të ndryshme nuk i duhet askujt dhe dështimi i Vladimir Putinit dhe fushatës që ka nisur kundër Ukrainës dy vjet më parë, është siguria e të gjithë të tjerëve.

Me tone të ashpra kundër regjimit në Moskë, por tepër miqësore për vendet që kërkojnë integrimin drejt Bashkimit Evropian, Zelesky i është adresuar liderëve rajonalë, duke i garantuar se Kievi e mbështet pa kushte rrugëtimin e tyre euroatlantik.

Me një falënderim të posaçëm për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama, ai vijoi të pasqyronte një plan për restaurimin e paqes, duke prezantuar edhe një Samit Global të Paqes, që pritet të mbahet në Zvicër dhe duke ftuar vendet rajonale të marrin pjesë.

Ai nuk e mohoi gjithsesi se ka pasur probleme me armatimet në Ukrainë, për shkak edhe të pengesave që janë hasur shpesh nga shtete të ndryshme, mbi të gjitha prej SHBA-ve në muajt e fundit.

Ndaj, për të qenë mos qenë gjithnjë të varur ndaj fuqive të mëdha, ai në Samit do t’i propozojë liderëve ballkanikë edhe një formulë për prodhimin e përbashkët të armatimeve, ku për këtë të fundit ka lidhur edhe një marrëveshje fillestare me Shqipërinë. /Albanianpost.com

Read Previous

Rama: Duam një paqe që respekton Ukrainën dhe të drejtat e saj

Read Next

Zelensky: Propozoj të organizohet një forum i përbashkët për fushën e mbrojtjes