Veseli: Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë
Është mbajtur sot mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale e thirrur për vendimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për lirimin e banesave të banimit social në Komunën e Gjakovës. Kryetari i komunës Ardian Gjini, tha se kjo qështje nuk i përket asamblesë ndërkaq këshilltarët komunalë ngritën shqetësime për mos transparencë në këtë proces.