Konfiskimi i rreth 33 kg drogë në Vërmicë, policia gjen edhe dy vetura të personave të dyshuar

Rreth 33 kilogramë marihuanë janë konfiskuar para dy ditësh në bjeshkët e Vërmicës, lidhur me rastin policia ditën e premte ka gjetur edhe dy vetura, të cilat dyshohen se ishin pronë e personave të dyshuar.

Njëri nga të dyshuarit është shtetas i Shqipërisë, transmeton Telegrafi.

“Bjeshka e fshatit Vërmicë 22.02.2024 – 17:00. Lidhur me rastin e më hershëm ku ishin konfiskuar rreth 33 kg marihuanë dhe ishte arrestuar një i dyshuar, më datë 23.02.2024 rreth orës 21:00 njësitet e PKK Vërmicë kanë gjetur dy vetura të cilat ishin pronë e të dyshuarve në rast”, thuhet në njoftim./telegrafi/

Read Previous

Sot fillon xhiro e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll

Read Next

Çfarë e shtyu Rusinë të pushtonte Ukrainën?