Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Gjyqtari Florent Zeqiri i Gjykatës Komerciale është kanosur sot në vendin e tij të punës nga një përmbarues (emër i njohur për redaksinë).
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se gjyqtari e ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës.
Ai ka deklaruar se derisa ishte duke punuar në zyrën e tij, në atë ambient ka hyrë kërcënuesi I.M.
“Ai e ka mbyllur derën dhe ma ka kanosur!”, mësohet të ketë deklaruar gjyqtari para hetuesve policorë.
Pala e dyshuar është intervistuar nga njësia regjionale e hetimeve.
Ndaj tij prokurori i rastit e ka iniciuar rastin si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan deri në këtë kanosje. Hetimet po i vazhdon njësia e hetimeve rajonale./Reporteri.net/