Kombëtarja e Kosovës në basketboll i ka nisur me fitore parakualifikimet për në Kampionatin Botëror 2027 të basketbollit.
Në parketin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Kosova e ka mposhtur Irlandën me shifrat 83:76 (22:17, 23:21, 20:19, 18:19).
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat 45:38 në favor të Kosovës, kurse e dyta përfundoi e barabartë 38:38.
Basketbollisti më i dalluar i ndeshjes te Kosova ishte Drilon Hajrizi me 20 pikë, nëntë kërcime e tri asistime.
Ndërkaq, më i miri te Irlanda ishte Connors Blount me 27 pikë, 13 kërcime e dy asistime.
Me këtë fitore, Kosova renditet e dyta në Grupin A me dy pikë, aq sa ka edhe Zvicra në vendin e parë.
Ndeshja e radhës për Kosovën në kuadër të këtyre parakualifikimeve është kundër Azerbajxhanit më 25 shkurt.
Rezultati final, 83:76 në favor të Kosovës./rtv21/