Të paktën 14 të vdekur pas shembjes së një miniere ari në Venezuelë

Shembja e një miniere ari të hapur në mënyrë të paligjshme në Venelzuelë të paktën 14 njerëz dhe plagosi disa të tjerë, thanë autoritetet shtetërore të mërkurën, pasi disa zyrtarë të tjerë raportuan se një numër i papërcaktuar njerëzish mund të mbetën të bllokuar.

Aksidenti ndodhi në komunën e Angosturës, kur një mur u shemb në një minierë të njohur si Bulla Loca, e cila mund të arrihet vetëm me një udhëtim me varkë prej disa orësh.

Qeveria e Venezuelës në vitin 2016 krijoi një zonë të madhe të zhvillimit të minierave që shtrihej në mes të vendit, për të shtuar të ardhura të reja krahas industrisë së saj të naftës. Që atëherë, operacionet e nxjerrjes së arit, diamanteve, bakrit dhe mineraleve të tjera janë përhapur brenda dhe jashtë asaj zone, raporton Associated Press.

Shumë miniera në këtë vend funksionojnë jashtë ose në kufijtë e ligjit.

/klankosova/

Read Previous

Aeroporti i Tiranës prin me pasagjerë në të gjithë rajonin

Read Next

Kulla Eifel qëndron sërish e mbyllur për të katërtën ditë radhazi