• Sot mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me diell e vranësira, me temperatura që janë luhatur nga 3 e deri në 14 gradë celcius.
• Mot me vranësira pritet të mbajë ditën e nesërme, ku temperaturat e ditës do të lëvizin nga 4 e deri në 16 gradë celcius që do të jetë temperatura më e lartë e ditës.
• Mot i vranët e me shi, me temperatura që do të variojnë nga 5 e deri në 13 gradë ceclius parashihet ta shoqërojnë ditën e dielë.
• 4 deri në 11 gradë celcius do të jenë temperaturat e ditës së hënë, ditë e cila do të përcillet nga moti i vranët e me shi.
• Moti me vranësira e kohë pas kohe me diell u do ta karakterizojë ditën e martë, me temperaturat e ajrit që vlerën maksimale do ta arrijnë deri në 11 gradë celcius.
• 8 gradë do të jetë temperatura maksimale e ditës së mërkurë, ditë e cila parashihet të shoqërohet nga moti i vranët e me diell.
• Mot i vranët e me reshje shiu pritet të mbizotërojë ditën e enjte, ku temperaturat e kësaj ditë do lëvizin nga -1 deri në 8 gradë Celsius.